Mickovski fton Prokurorin të hetojë institucionet
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski...

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickovski, ka paralajmëruar një luftë të pa-kompromis për krimin e organizuar dhe korupsionin. Ai i bëri thirrje Prokurorit Publik që të futet në institucionet e shtetit dhe të hetojnë se çka është bërrë gjatë viteve të fundit, kur në udhëheqësi të vendit ka qenë koalicioni LSDM-BDI.
Mickovski nuk përmendi emra të institucioneve se cilat duhet të jenë të parat, ndaj të cilave është konstatuar krim dhe korupsion, por vetëm shtoi se krimi dhe korupsioni ka qenë në nivelet më të larta të mundshme, dhe se këtë e tregon gjendja e cila është trashëguar, dhe mbikqyrjet në teren.
Sipas Mickovskit, DAP në dy muajt e fundit ka arritur të grumbullojnë më shumë mjete sesa në të njëjtit muaj një vitë më parë, që paraqet indikacion ku kanë përfunduar mjetet e qytetarëve.
“Nëse Drejtoria e të Ardhurave Publike ka pagesa më shumë për 40 për qind, nëse Doganat kanë mbledhur mjete për 20 për qind më shumë mjete, nëse në ndërmarrjen “Rruget Shtetërore” kemi 66 milion denarë më shumë, mund të paramendoni se çfar vjedhje dhe çfar pashalleku është kryer në institucionet tona. Prandaj shfrytëzoj mundësin që t’i bëjë thirrje Prokurorit Publik i cili është zgjedhur nga LSDM dhe BDI, të futet në institucionet e vendit dhe të hetonë se çfar krime kanë kryer funksionerët e LSDM-së dhe të BDI-së.” – tha Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickovski.
LSDM, VMRO-DPMNE keqpërdor institucionet
Nuk ka ngelur e mangët edhe LSDM me akuza ndaj VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti kanë vazhduar të kërkojnë dorëheqjen e minsistrit të brendshëm Pançe Toshkovski, për siç thonë ata Qeveria e VMRO-DPMNE-së është kapur me skandal dhe me keqpërdorim të institucioneve shtetërore dhe një sërë shkeljesh të ligjeve. (Fitim Kryeziu, TVM2)
