Trajanovski: NP “Rrugët shtetërore” janë keqmenaxhuar

24.08.2024 16:52

Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”...

Ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore”, është keq-menaxhuar për vite me radhë, ka konstatuar drejtori Koce Trajanovski. Sipas tij gjendja e ndërmarrjes ka qenë më tepër se kaotike, ku borxhet e ndërmarrjes kanë qenë për 10 herë më të larta sesa gjendja reale e ndërmarrjes.

“Në xhirollogarinë e ndërmarrjes ka pasur rreth 90 milion denarë, ndërsat borxhet të cilat i kemi hasur kanë qenë diku mbi 1 miliardë denarë, apo më mirë thënë diku 10 herë borxhet kanë qenë më të larta sesa gjendja e ndërmarjes. Nga muaji shkurt, kjo ndërmarrje nuk ka paguar asnjë faturë ndaj asnjë institucioni. Pastaj nga udhëheqësia e më parshme janë nënshkruar kontrata shumë te shtrejta, dhe si shembull do tua elaboroj vetëm një. Për një person në drejtimin eletro-inxhinier është paguar shuma e 30 mijë denarëve për një orë punë, apo rreth 500 euro një orë punë”. – u shpreh Drejtori i ndërmarjes “Rrugët shtetërore”, Koce Trajanovski.

Nikollovski: Gjendja në dikastere, katastrofale

Ndërkohë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, thotë se gjendja e cila është gjetur në të gjitha dikasteret është katastrofale.

“Kemi trashëguar një gjendje katastrofale, ku shumë projekte fare nuk ishin manaxhuar, ku për një punë të thjeshtë administrative janë frenuar projekte nga 1 deri më 3 vite. Unë pres nga Prokuroria Publike që të vepron pas të gjitha dyshimeve të cilat i kemi dorëzuar ne si Ministri për të gjitha krimet e kryera, por në fokusin tonë çdoher mbeten projektet të cilat presim ti mbarojmë”. – deklaroi Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. 

Nikollovski tha se prioritet do të kenë dy projekte kyçe edhe atë përfundimi i autostradës Kërçovë – Ohër dhe dhe finalizimi i korridorit 8 dhe 10. (Fitim Kryeziu, TVM2)