VLEN: BDI e zhytur në korrupcion, pengesë për drejtësinë

25.08.2024 13:29

Koalicioni VLEN e përshëndet vendimin e vonuar....

Koalicioni VLEN e përshëndet vendimin e vonuar, por të domosdoshëm të Prokurorisë së Shkupit për të paraqitur ankesë kundër dënimit të papranueshëm dhe skandaloz të ulët të shqiptuar për rastin e Llaskarcës me pasoja tragjike.

"Ne përkrahim fuqimisht kërkesën për dënime më të rrepta ndaj të gjithë përgjegjësve të tjerë të përfshirë në këtë tragjedi. Kjo ngjarje e tmerrshme, e cila u përpoq të relativizohej dhe minimizohej nga regjimi i kaluar me kuadrin e korruptuar të BDI-së, kërkon drejtësi të plotë dhe të paanshme."