Sërish zjarr në Galiçicë

25.08.2024 13:53

Pas ndërprerjes së reshurave të shiut...

Pas ndërprerjes së reshurave të shiut, kanë filluar të aktivizohen edhe zjarret në vendin tone. Siç bëjnë me dijë nga Qendra për Menaxhim dhe shpëtim, për momentin kemi disa zjarre aktive, e një ndër to është edhe zjarri në Galiçica.

Goran Stojanovski nga kjo Qendër ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë shuar tërrësishtë plotë 24 zjarre, ndërsa dy të tjerë mbetën akoma aktivë.

“Kemi kërkuar që nga dita e djeshme që në zjarin aktiv që është në Galiçicë, të dërgohen trupa shtesë, në orët e para të mëngjesit ky zjarrë është lokalizuar, ndërsa në mëngjes kemi dorëzuar ekipe për ta kontrolluar gjendjen. Tash për tash zjarri në Galiçicë është stabil, por e kemi një situatë të pa lakmueshme në Komunën e Çashkës, ku kemi një zjarr që është aktiv plotë 12 ditë, dhe ky zjarr gjatë ditës së djeshme ka përfshirë një pjesë të madhe, dhe linja e saj e lëvizjes kap diku 3 kilometra, i kemi sygjeruar edhe Kryetarit të Komunës që të kërkohet ndihmë, me qëllim që shtabi kryesor të sjellë vendim, dhe kemi vendosur që këtë aksion ta ndërmarrin në orët e para të ditës së hënë” – tha Goran Stojanovski nga QMK.

Stojanovski poashtu theksoi se QMK për momentin ka në dispozicion resurset të cilat i ka si ndihmë nga Ministria e Punëve të Brendshme, e ato janë tre mjete fluturuese, ndërsa Armata e vendit ka deklaruar se ka dy mjete fluturuese në dispozicion, por në thelb duhet të ndryshohet çështja tek menaxhimi i qendrës me qëllim që të jetë më produktiv.

“Duhet të kërkohen zgjidhje sistematike, me qëllim që ky sistem me menaxhimin e krizave, dhe qendra për mbrojtje dhe shpëtim të jenë funksional, sepse kështu siç janë të vendosura të dyja këto institucione duke funksionuar veç e veç, mendoj se nuk po jep rezultatet e duhura. Prandaj mendoj se sa më shpejtë që është e mundur ti qasemi problemit me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj çështje delikate, dhe mendoj se bashkimi i Qendrës për Menaxhim me Krizat dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim duhet të bashkohen me qëllim që të kemi resurse më të mëdha në dispozicion” – deklaroi Goran Stojanovski nga QMK.

Stojanovski poashtu apeloi që qytetarët të jenë më të vëmendshëm, sepse rezultatet e deritanishme po tregojnë se 90 për qind të zjarreve janë shkaktuar nga faktori njeri. Në territorin e vendit janë dy zjarre aktive, 21 janë shuar, ndërsa një është nën kontroll, njofton Qendra e Menaxhimit të Krizave. (Fitim Kryeziu, TVM2)