Shporta konsumatore për muajin gusht, 61.199 denarë, Halili: Vështirë të mbijetohet me pagat ekzistuese

25.08.2024 14:18

Dy paga minimale nuk mjaftojnë për mbijetesën e një familjeje...

Dy paga minimale nuk mjaftojnë për mbijetesën e një familjeje katër anëtarëshe. Sipas të dhënave të fundit të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, shporta konsumatore vetëm për një muaj ka shënuar rritje  për 629 denarë dhe e njejta ka arritur në  61.199 denarë, shumë kjo shumë më e lartë se paga mesatare dhe ajo minimale.

Por mbetet shqetësues fakti se nga fillimi i vitit deri në qershor paga mesatare është rritur për 2.397 denarë, ndërsa shporta konsumatore për 3.162 denarë, që i bie se shpenzimet po rriten me ritme pak më të shpejta se të ardhurat e qytetarëve.

Sipas ekonomistit Faton Halili, vështirë qytetarët të mbijetojnë me pagat aktuale, për atë arsye sipas tij të njejtat duhet të rriten të paktën në  nivelin e pagave të vendeve të rajonit.

“Gjendja socio-ekonomike në RMV është duke u futur në një kolaps të tmershëm. Me këto paga egzistuese në treg besoj se qytetarët cdo ditë e më shumë e kanë vështirë që të mbijetojnë. është krijuar një bindje në opinion se qytetarët cdo ditë e më shumë po varfërohen ndërsa pushtetarët tanë po pasurohenNe si shtet në Ballkan jemi të fundit që kemi mbritur në trend të rritjes së pagave, gjithë fqinjët tanë kanë ecur në këtë vahzdimsi sidomos dy vitet e fundit, ndërsa Maqedonia e Veriut ka ngecur në këtë sferë. Një mesazh deri tek institucionet relevante që të krahasohemi me fqinjët tanë nuk duam ndonjë standard shumë të lartë që të krahasohemi me vendet e zhvilluara evropiane por të paktën të jemi më konkurent me fqinjët tanë dhe fuqia punëtore të qëndrojë këtu” – u shpreh Faton Halili, ekonomist.

Halili: Të mbrohet standardi i qytetarëve

Sipas Halilit autoritet kompetente duhet të ndërmarin masa për të mbrojtur standardin e qytetarëve edhe atë me uljen e pagave të funksionarëve, shfrytëzim sa më efikas të kredisë hungareze si dhe duke subvencinuar bujqit.

“Me huamarjen e re nga qeveria hungareze duhet të bëhet një menaxhim shumë i mirë i atyrë fondeve dhe të alokohen në mënyrë të drejtë deri tek bizneset sidomos në sektorin e prodhimtarisë. Besoj se për të parandaluar rritjen e cmimeve sidomos të shportës konsumatore ne duhet të ndërmarim hapa konkret në subvencionuar apo ndihmuar bujqit. është zinxhiri i parë prej ku fillon prodhimtaria. Me subvencionim e tyre besoj se cmimet nuk do të rriten” – tha Faton Halili, ekonomist.

Nga Lidhja e Sindikatave zgjidhjën për rritjen e kostove për jetesë e shohin tek rritja e pagave, gjegjësisht rritjen e pagës minimale në 450 euro. Por ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska tha se në lidhje me këtë kërkesë të Sindikatës. , nevojiten analiza të plota.Me ribalancimin e Buxhetit, edhe pse janë paraparë mjete për rritjen e pagave në administratë, nuk parashihet rritje e pagës minimale. (Gazmend Rexhepi, TVM2)