LSDM, VMRO-DPMNE nuk po mban premtimet për mësuesit
LSDM-ja opozitare ka akuzuar VMRO-DPMNE-në....

LSDM-ja opozitare ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se i ka tradhëtuar mësimdhënësit. Sipas tyre përskaj premtimeve, partia në pushtet ka larguar mundësinë e rritjes së pagës për mësimdhënësit për 12 për qind.
Ministrja Vesna Janevska ka deklaruar disa herë se Qeveria nuk mund të sigurojë para për rritjen e pagave të mësimdhënësve, me arsye të pajustifikuara dhe irracionale, qeveria i shmanget realizimit të këtij detyrimi, deklaroi Daniella Nikollova nga LSDM.
“Më lejoni t'ju kujtoj se në prill të vitit 2022, ministrja aktuale Vesna Janevska, e cila në atë kohë ishte opozitare, tha "Qeveria duhet të gjejë para sepse bëhet fjalë për mësuesit!. Tani e njëjta Vesna Janevska, pasi u ul në karrigen e ministrit, flet krejtësisht ndryshe. Ajo dhe DPMNE kanë shkelur premtimet që u kanë dhënë mësimdhënësve dhe qytetarëve. Do të thotë të poshtërosh dhe të manipulosh mësuesit dhe të gjithë punonjësit në arsim. Për DPMNE-në mësuesit nuk janë prioritet. Mësimdhënësit dhe të gjithë qytetarët e dinë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM në 7 vitet e fundit ka rritur pagat në arsim, kumulativisht për mbi 55%”. – tha Deputetja e LSDM-së, Daniella Nikollova.
Janevska: Me dëshirë i kisha rritur pagat, por nuk ka mundësi
Ditë më parë Ministrja e arsimit, Janevska, ka pohuar se me shumë dëshirë do të luftonte për rritjen e pagave për mësimdhënësit.
“Sikur të kisha mundësi, që nesër do ti kisha rritur pagat, jo vetëm ato 12 për qind të cilat i kërkon sindikati, por do ti kisha rritur pagat për 30, 40 apo edhe 50 për qind, sepse e kam të qartë se me çka përballen mësimdhënësit, por unë po ua tregoj mundësitë reale, cila është gjendja të cilën e trashëguam. Sikur ministrat paraprak do ta kishin menaxhuar më mirë buxhetin, sot nuk do ti kishim këto vështërësi” – tha Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.
Nga VMRO-DPMNE-ja kanë akuzuar se kur të flasim për arsimin dhe studentët, në periudhën parazgjedhore VMRO-DPMNE ka premtuar se Qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të jetë aleate e rinisë dhe 60 ditë pas themelimit po e realizojnë këtë premtim.
Sipas VMRO-DPMNE-së në vetëm dy muaj ka bërrë më shumë sesa qeveria e mëparshme që ka bërrë për 7 vite.
Sipas tyre do të rritet sasia e njeteve për ushqim të studentëve, ku parashihen të përfshihen diku rreth 30 mijë student, bursat do të jenë rreptësisht meritokratike. dhe e hapur për të gjithë studentët për të aplikuar. (Fitim Kryeziu, TVM2)
