Kambovski u zgjodh anëtar i jashtëm i Akademisë bullgare të shkencave

22.04.2015 09:55

Kuvendi i akademikëve të Akademisë bullgare të shkencave e zgjodhi kryetarin e ASHAM-it, akademikun Vllado Kambovski për anëtar të jashtëm të Akademisë bullgare të shkencave (ABSH)...

Në sqarimin e Akademisë bullgare të shkencave, mes tjerash, qëndron se Kambovski ka publikuar rreth 340 publikime dhe vepra shkencore dhe se është autoritet i padiskutueshëm në vendin e tij në sferën e të drejtës penale dhe filozofinë e të drejtës. Gjithashtu, janë theksuar edhe interesat e tij shkencore, midis të cilave janë: krimi i organizuar, nevoja nga përafrimi i të drejtës së Maqedonisë me të drejtën e Bashkimit Evropian; reformat gjyqësore si prioritet për Republikën e Maqedonisë në procesin e inkuadrimit ndaj Bashkimit Evropian; regresioni penal-juridik dhe format e reja të aktiviteteve penale; gjuha e urrejtjes e jo diskriminimit dhe tolerancës.

Në sqarimin për zgjedhjen e akademikut Kambovski për anëtar të jashtëm të ABSH-së, gjithashtu qëndron se ai ka kontribuuar edhe për zhvillimin e bashkëpunimit të përbashkët midis ASHAM-it dhe ABSH-së në bazë të së cilit tani më dy vite me radhë punohen 33 projekte të përbashkëta nga sfera e shkencave mjekësore, humaniste, shoqërore, natyrore-matematikore dhe teknike.