Regjistrim në UKM, me 29 dhe 30 gusht mbi 9900 vende të lira

25.08.2024 16:46

Të enjten dhe të premten (29 dhe 30 gusht 2024) është paraqitja në afatin e parë...

Të enjten dhe të premten (29 dhe 30 gusht 2024) është paraqitja në afatin e parë për regjistrim në vitin e parë të studimeve diplomike në Universitetin “Shën Kirili e Metodi”-Shkup për vitin studimor 2024/2025.

Në 23 fakultete në përbërje të UKM-së, të lira janë 9921 vende për studentë të rinj, prej të cilave 4761 për studentë të rregullt në kuotë shtetërore, 4210 për studentë të rregullt të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet dhe 950 vende të lira për studentë të çrregullt.

Sipas Konkursit të cilin UKM e shpalli në qershor, si dhe vitet e kaluara, numër më të madh të vendeve të lira ka në Fakultetin për Shkenca informatike dhe inzinieri kompjuterike-1020 vende, Fakutetin matematiko-natyror – 1030 vende, në Filozofik - 895 vende, në Fakultetin Filologjik - 790 vende, në Juridik - 705 vende, dhe në fakultetin Ekonomik - 700 vende të lira.

Çmimi i participimit për studime për studentë të rregullt në kuotë shtetërore është i pandryshuar dhe mbetet 200 euro në vit, ndërsa për studentët e rregullt të cilët do t’i bashkëfinancojnë studimet dhe për studentët e çrregullt shuma është 400 euro si edhe në vitet e kaluara.