Lefkov: Bisera në Londër ka shfrytëzuar parat e popullit

25.08.2024 18:48

VMRO-DPMNE ka ka akuzuar deputeten e LSDM-së...

VMRO-DPMNE ka ka akuzuar deputeten e LSDM-së dhe ish-ministren e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila, siç thonë nga kjo parti, ka shpenzuar para nga buxheti për nevoja personale dhe luks gjatë kohës që ka shërbyer në qeveri.

“Ajo me parat e qytetarëve ka bërë shoping në Mark & Spenser dhe ka shpenzuar 42 funta për çorape, e të cilat janë paguar me kesh nga mjete finansiare zyrtare. Në Giv Box në Londër, dyqan për dhurata janë shpenzuar 146 euro nga kartela zyrtare VISA. Për këtë shpenzim nuk ka dorëzuar kurfarë fature, por vetëm vërtetimin e pagesës nga kjo kartel. Gjithashtu janë shpenzuar 158 funta në kesh nga mjetet zyrtare në dyqanin “Ëarner Bros”, “Studio tor London”, “Heri Poter” për dhuratave siç janë doreza, bluza, çanta për kafshë shtëiake e tjerë” – tha Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.