Tryezë e rrumbullakët për fëmijët e vendosur në institucione

22.04.2015 09:30

Tryezë e rrumbullakët me temë "Fëmijët dhe të rinjtë me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar të vendosur në institucione-gjendja dhe sfida", do të mbahet sot në organizim të Sektorit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të personave me nevoja të posaçme të Avokatit të popullit...

Ligjeratë në temën  "Fëmijët dhe të rinjtë me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar të vendosur në institucione-gjendja dhe sfida" do të ketë zëvendës Avokatja e Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, ndërsa për "Bashkëpunimin e Qendrë ndërkomunale për punë sociale me institucionet për kujdesin e fëmijëve dhe të rinjve me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar" do të flasin Vesna Avramovska, punonjëse sociale dhe Mersie Haxhi Ahmedoviq, juriste nga Qendra ndërkomunale për punë sociale në Shkup.

Në temën "Ndjekja e zbatimit të masës - udhëzim" do të flasë Ljubinka Gjeorgjievska, gjykatëse e Gjykatës themelore Shkup 1 Shkup, përderisa "Problemet aktuale me të cilat përballet institucioni gjatë pranimit dhe trajtimit të fëmijëve" do t'i ekspozojë Mirjana Zllatanovska, punonjëse sociale në Institucionin publik për kujdes të fëmijëve me probleme edukativo-sociale dhe sjellje të çrregulluar "25 Maji" - Shkup.

Në tryezë të rrumbullakët do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrive së Punës dhe Politikës Sociale dhe të Punëve të Brendshme, të Këshillit shtteëror për preventivë të kundërvajtjes minorene, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare. (mia.mk)