Kampionët e Struga Trim Lum ndalen në Shkup nga Rabotniçki (VIDEO)
Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, Struga Trim Lum...

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, Struga Trim Lum të dielën në arenën “Todor Proeski” në Shkup, pësoi disfatën e parë në sezonin e ri, edhe atë nga skuadra e Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër deri më tani nuk dinte për disfatë në ndeshjet në Shkup.
2:0 doli të jetë rezultati përfundimtarë në favor të “romantikëve”, me të dy golat e shënuar që në pjesën e parë, me autorë Gando (26’) dhe Alomeroviq (40’).
Struga Trim Lum gjatë pjesës së parë kishte më shumë raste shënimin, se sa në pjesën e dytë, ku edhe përkundër zëvendësimeve të shumta, rezultati nuk ndryshoi, ndërsa i vetmi që tentonte të bënte diçka më shumë gjatë 45 minutave të dyta, ishte Lanre Kehinde.
Sulmuesi nigerian në lojë u inkuadrua në fillimin e pjesës së dytë, njëjtë sikurse edhe Bekim Kamberi dhe Nikolla Vlajkoviç, i cili në ndeshjen e fundit këtu në Shkup kishte arritur të shënojë golin debutues me fanellën e Struga Trim Lum.
Skuadra kampione në fuqi mbetet në kuotën e 6 pikëve, duke lëshuar pozitën e parë që tashmë kryesohet nga tre skuadra me nga 7 pikë, Shkëndija, Gostivari dhe Rabotniçki.
