Maqedoni

VMRO-DPMNE akuzon ish-ministren Stojçevska: Ka shpenzuar para publike

26.08.2024 14:20

VMRO-DPMNE po tenton ta njollosë mandatin tim dyvjeçar si ministre e Kulturës me gënjeshtra....

VMRO-DPMNE po tenton ta njollosë mandatin tim dyvjeçar si ministre e Kulturës me gënjeshtra. Kështu vlerëson ish-ministrja e Kulturës, Bisera Konstadinova Stojeçevska, sipas së cilës një pjesë e kostove që ata paraqitën i referohen nevojës për sigurimin e kushteve elementare për funksionimin normal në një udhëtim pune pas një fluturimi në të cilin kompania ajrore ka humbur bagazhin e saj.
 
Stojçevska hedh poshtë akuzat: Do t’i padis për shpifje
 
Ajo ka konfirmuar se ka blerë valixhe të reja nga llogaria e saj dhe fondet bazë për udhëtimin e punës, në mënyrë që të mund të udhëtojë dhe të marrë pjesë në takimet e planifikuara në Londër. Ajo shton se çdo gjë tjetër është manipulim i rëndë dhe e pavërtetë e plotë dhe se të gjitha shpenzimet për nevoja personale janë realizuar ekskluzivisht nga llogaria e saj private.
 
“Dëshminë për krimin e vërtetë, ministri Lutkov e mori në ditën kur u bë pranim-dorëzimi i funksionit. Tani që të shpërqendrojë opinionin nga ajo që me të vërtetë duhet ta punojë, merret me 714 funte. Nëse vërtetohet nga Komisioni që është formuar për punën e ministrit të mëhershëm,  ata kanë pasur të drejtë të vinë tek unë dhe të tregojnë se kanë hasur parregullsi dhe nëse kjo gjë konstatohet unë nuk kam thënë se ato të holla nuk do t’i refundoj, në të kundërtën do të marrin padi për shpifje.”, - deklaroi ish-ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinoska Stojçevska. 
 
Ish-ministrja i ka dorëzuar deri te kontabiliteti llogaritë që i ka mbuluar me para publike, pohojnë nga VMRO-DPMNE. Me para nga buxheti ka blerë veshje personale, valixhe, lodra dhe ka shpenzuar pak më shumë se 700 funte, ndonëse kufiri i saj zyrtar është deri në 60 euro.
 
“Bisera Antoaneta është blerësja dhe në këtë llogari shihet se blerjen e ka bërë më 26.10.2023. Të kujt janë llogaritë të bëra më datë 25 aspak nuk na intereson! Temë interesi është që Bisera Antoaneta ka marrë në Ministrinë e Kulturës për të justifikuar mjetet e shpenzuara dhe këto janë faturat me firmën e saj. Për të vazhduar, kjo është fatura nga Gift Galore London, 89 funte, ku ajo i bleu vetes një arushë Padington dhe një futboll Siti. Bisera Antoaneta, gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra!”, - theksoi Mile Lefkov nga VMRO-DPMNE.
 
Nga partia në pushtet bënë të ditur se  ditët në vijim do të vijojë me detajet e skandalit “Bisera Antoaneta”. Kryeministri Mickoski njoftoi se nga shtatori Prokuroria do të punojë fuqishëm për të zbardhur  krimet e kryera nga zyrtarët e LSDM-së dhe BDI-së.
 
FLUTURA LATIFI