Maqedoni
Rritja e pagave, Mickoski: S’ka buxhet për rritje të pagave këtë vit
26.08.2024 14:59
Rritje të pagave në arsim, por edhe në përgjithësi në sektorin publik, këtë vit nuk do të ketë...

Rritje të pagave në arsim, por edhe në përgjithësi në sektorin publik, këtë vit nuk do të ketë, ndërsa për vitin e ardhshëm e njëjta do të varet nga gjendja e buxhetit, deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. Sipas tij, me ribalancin e buxhetit janë paraparë të gjitha rritjet dhe harmonizimet e mëparshme me organizatat sindikale.
“Në varësi të dinamikës së konsolidimit dhe gjatë formimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, jemi të gatshëm të ulemi me të gjitha organizatat sindikale dhe të diskutojmë. Të gjithë meritojnë paga më të larta, por paga më të larta do të ketë atëherë kur të ketë bazë për atë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.
Filipçe: Përralla për fëmijë se nuk ka para për paga
Por, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, arsyetimet e tilla të kryeministrit se nuk ka para në buxhet i konsideron tregime për fëmijë.
“Nëse Qeveria e LSDM-së mund të gjente para në krizat më të mëdha, në krizën e Kovidit, krizën energjetike dhe gjatë luftës në Ukrainë, me të vërtetë mendoj se janë tregime për fëmijë ose një justifikim për të thënë se nuk ka para në buxhet.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Mickoski dhe Filipçe janë përplasur edhe në lidhje me kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ku sipas Mickoskit i njëjti punon nën urdhrat e opozitës, por Filipçe thotë se akuzat e tilla janë tentim për të defokusuar opinionin nga problemet reale.
GAZMEND KURTISHI
