Maqedoni

Mickoski: Mos lejojmë kriminelët ta destabilizojnë shtetin

26.08.2024 15:33

Kryeministri Hristijan Mickoski ripërsërit mundësinë e destabilizimit të shtetit nga struktura të caktuara politike....

Kryeministri Hristijan Mickoski ripërsërit mundësinë e destabilizimit të shtetit nga struktura të caktuara politike. Sipas kryeministrit, me incidente do të shtrohet terreni i mbajtjes së protestave të paralajmëruara në vjeshtë. Njeriu i parë i ekzekutivit ftoi qytetarët të mos bien pre e provokimeve të tilla.
 
“Kemi struktura dhe forca politike në shtet të cilat për të mbrojtur pasurinë dhe gjithçka që kanë vjedhur përgjatë shtatë viteve, pa marrë parasysh etninë, do të keqpërdorin dhe manipulojnë me një grup të caktuar të njerëzve që të shkaktojnë incident etnik, pasi që kjo është forma e vetme të tërheqin publik për destabilizimin e paralajmëruar apo organizim të protestave, të cilat i planifikojnë këtë vjeshtë. Si qytetarë nuk guxojmë ta lejojmë këtë dhe si kryeministër apeloj qytetarët të mos bien pre e konspiracioneve milionëshe.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
Tanimë disa herë kryeministri alarmon për destabilizim të shtetit, ndërkaq deklarata e fundit vijon pas incidentit të djeshëm në stadiumin e Strumicës ku tifozë ballistë janë dëbuar nga ndeshja pasi shpalosën flamurin shqiptar. Sipas Mickoskit, për t’u anashkaluar incidente mund që ndeshjet të organizohen pa tifozë mysafirë. Partner të koalicionit VLEN disa herë me qëndrime më të relaksuara se destabilizimi është I pamundur.
 
Ndërkaq nga BDI-ja pretendimet e Mickoskit i kanë cilësuar si inskenime të qëllimshme, me tendencën për të defokusuar opinionin nga dyshimet, ndërkohë incidentin në stadiumin e Strumicës e cilësuan si poshtërim ndaj flamurit kombëtar shqiptar, andaj kërkuan dorëheqjen e koalicionit VLEN.
 
MERAL ISMAILI