Konferencë e OEM për inovacionin e ndërmarrjeve
Në Odën ekonomike të Maqedonisë sot do të mbahet - trajnim konferencë "Ndërmarrja inovative - si ta shfrytëzoni kreativitetin e të punësuarve dhe klientëve"...

Qëllimi i këtij trajnimi - konference është të theksohet rëndësia e ivonacioneve për rritjen dhe zhvillimin e të gjitha ndërmarrjeve private, konkurrencës së tyre, pavarësisht nga madhësia dhe veprimtaria që e kryejnë. Për punë të suksesshme dhe profitabile në afat të gjatë, është e domosdoshme vazhdimisht të mendohet për gjetjen e grupeve të reja konsumuese, pushtimin e tregjeve të reja, vendosja e prodhimeve/shërbimeve të reja, mënyra inovuese të promovimit të tyre etj.
Konferenca është në organizim të Odës ekonomike të Maqedonisë, në bashkëpunim me Datastation - Belgji dhe Vision Consulting - Shkup. Prezantim do të mbajnë përfaqësuesit e fondit qeveritar për ivonacione dhe zhvillim teknologjik, nga BERZH, si dhe nga ndërmarrjet ko-organizatore të ngjarjes dhe EVN.
Trajnim konferenca është dedikuar për menaxhim top dhe të mesëm, veçanërisht nga sektori i marketingut, prodhimtarisë dhe burimeve njerëzore.
