Talebanët e shpallën fillimin e ofensivës pranverore në Afganistan
22.04.2015 10:26
Talebanët e Afganistanit kanë njoftuar se më 24 prill do të nisin një ofenzivë pranverore...

Përmes një komunikate të dërguar mediave me postë elektronike, talibanët njoftojnë se "ofenziva do të niset më 24 prill me emrin 'Azm' (përkushtim) në orën 5 të mëngjesit".
Caku kryesor i kësaj ofenzive do të jenë "okupatorët e huaj, veçanërisht bazat ushtarake".
Forcat e sigurisë së Afganistanit janë duke luftuar kundër talebanëve pas tërheqjes së shumicës së forcave të huaja nga ky vend.
Misioni i ri i NATO-s, i nisur më 1 janar, fokusohet kryesisht në trajnimin e forcave afgane të sigurisë.
