Senatorët kërkojnë nga Obama krijimin e zonës së sigurt në Siri

22.04.2015 10:31

Republikanët amerikan dhe senatorët demokrat kërkojnë nga presidenti Barak Obama që të sigurohet zonë e sigurt humanitare në Siri, për shkak të kushteve shumë të rënda në të cilat jetojnë miliona njerëz të zhvendosur për shkak të luftës në këtë vend...

"Populli sirian po përballet me një ankth humanitar të përmasave të mëdha", kanë shkruar senatorët republikan, Xhon Mekejn dhe Lindzi Grejem, si dhe demokratët Riçard Darbin dhe Tim Kejn në letrën drejtuar deri te Obama.

Nga muaji mars i vitit 2011 kur filloi beteja kundër presidentit sirian Bashar al Asad në këtë vend, jetën e kanë humbur mbi 220.000 njerëz.