Aksion i madh antiterrorist i policisë turke në Stamboll
22.04.2015 10:34
Aksion të madh antiterrorist kryejnë sot forcat e policisë turke në Stamboll, lajmërojnë mediumet lokale. Po kontrollohen zyre në pjesë të ndryshme të qytetit...

Në operacionin e mbështetur edhe nga ajri me helikopter, marrin pjesë ekipe për luftë kundër terrorizmit dhe njësi speciale.
Mediumet lajmërojnë se operacioni është kahëzuar ndaj Partisë Revolucionare ekstremiste dhe Frontit për çlirim kombëtar.
Gjatë muajit të kaluar kjo organizatë ndërmori disa sulme. Më 31 mars terroristët nga organizata vranë prokurorin, të cilin më parë e morën peng. Një ditë më vonë kishte sulm të organizuar ndaj stacionit policor në Stamboll.
