Maqedoni

Projekt në Këshillin Gjyqësor, ndjekje, kontroll të procedurave disiplinore

27.08.2024 15:51

Si rezultat i hulumtimeve paraprake, 52% e gjykatësve nuk janë të kënaqur nga procedurat disiplinore të zbatuara nga Këshilli Gjyqësor...

Si rezultat i hulumtimeve paraprake, 52% e gjykatësve nuk janë të kënaqur nga procedurat disiplinore të zbatuara nga Këshilli Gjyqësor. Për këtë qëllim, koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë" përmes projektit "Pavarësi përmes llogaridhënies" do të rishikojë 20 procedura disiplinore ndaj gjykatësve për çështje civile dhe penale që janë zbatuar nga Këshilli Gjyqësor. Qëllimi i projektit është të rritet transparenca dhe llogaridhënia për punën e Këshillit Gjyqësor gjatë zbatimit të procedurave për përgjegjësi dhe me këtë të zvogëlohet mundësia për çfarëdo lloj ndikimi në këto vendime.
 
“Duke pasur parasysh se këto procedura janë të mbyllura për opinionin dhe nuk ka mundësi të njoftohet se nëse këto indikacione nga gjykatësit janë të bazuara apo jo, u munduam të gjejmë mënyrë për krijimin e qasjes së veçantë të metodologjisë, përmes së cilës do të bëhet evoluim dhe rishikim i atyre procedurave që deri më tani kanë përfunduar.”, - deklaroi Darko Avramovski nga koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë".
 
“Përgjegjësi kolektive nuk duhet të ketë. Duhet të ketë përgjegjësi individuale, por besoni se ajo përgjegjësi individuale në këtë moment, të paktën jo si kryetare e Këshillit Gjyqësor, si anëtare,  jam e penguar, sepse në ligj nuk ka bazë të mjaftueshme  dhe procedurë të paraparë dhe të definuar për të cilën do të mundej këto apo ndonjë anëtarë tjetër i Këshillit Gjyqësor të bartë përgjegjësi për veprimet e tija të kundërligjshme apo të pandershme.”, - theksoi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva.
 
Se në vend janë procesuar një numër i madh i procedurave disiplinore ndaj gjykatësve në vitin 2015, ka raportuar edhe Komisioni i Venecias.
 
“Kishim 45 shkarkime dhe në atë periudhë thyem rekord  sa i përket mesatares së shkarkimeve. Sipas trupit konsultativ pranë Këshillit të Evropës, në nivel evropian mesatarja e shkarkimeve edhe prej 1-2. Qëllimi i ndryshimeve ligjore në vitin 2019 ishte të vështirësohet mundësia për shkarkimin, por jo të pamundësohet.”, - u shpreh profesori universitar, Denis Preshova.
 
“Reformat në sistemin e jurisprudencës janë shumë të rëndësishme për gjithë shoqërinë dhe ky proces duhet të vazhdojë. Reformat janë ngushtë të lidhura mes gjyqësorit, politikës, akademisë dhe sektorit joqeveritarë.”, - theksoi ushtruesi i detyrës në Ambasadën e Britanisë në Shkup, Daniel Filler. 
 
Projekti "Pavarësi përmes llogaridhënies - ndjekje dhe kontroll të përgjegjësisë gjyqësore në RMV" do të zgjasë deri në mars të vitit 2025, ndërsa rezultatet mes tjerash duhet ta avancojnë rolin mbikëqyrës dhe kontrollues që Këshilli Gjyqësor ka mbi punën e gjykatësve.
 
FLORIJE KAMBERI