Në Shkup 12 aksidente në 24 orët e fundit

22.04.2015 10:57

Një drejtues i motoçikletës dhe një udhëtar i autobusit kanë marrë lëndime të rënda trupore dje në dy aksidente në Shkup...

Në 24 orët e fundit në kryeqytet janë regjistruar gjithsej 12 aksidente, me ç'rast në katër është shkaktuar dëm material, ndërsa në gjashtë aksidente më të lehta janë lënduar drejtuesi i automjetit motorik, pesë bashkëudhëtarë, tre këmbësorë dhe çiklisti.

Gjatë ditës së djeshme policia e komunikacionit  ka sanksionuar 38 drejtues automjeti të cilët pa të drejtë kanë qëndruar para udhëkryqit, përkatësisht nuk e kanë përdorur rripin e sigurimit ose kanë përdorur celular derisa kanë drejtuar automjetin. Janë sanksionuar edhe 34 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose, sërish kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforëve për këmbësorë, 18 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, 11 nuk i kanë respektuar shenjat e ndritshme të komunikacionit në udhëkryqe, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën veprim të alkoolit, përkatësisht nuk u kanë dhënë përparësi  këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.

Me ndihmën e automjetit special "karrotrec" gjatë ditës së djeshme policia e komunikacionit  ka larguar 57 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

Reparti për parandalim pranë Njësisë për siguri  në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të mbajë aktivitete edukative  në SHF "Gjergj Kastriot Skënderbeu", me nxënësit e klasës së dytë dhe të katërt.

Prej orës 11 deri në orën 13  sot Institucioni publik "Qendra kulturore për fëmijë" nga Shkupi organizon garë me patina "Lëvizim drejt së ardhmes", me nxënësit prej klasës së pestë deri në klasën e tetë nga të gjitha shkollat  e rajonit të qytetit të Shkupit. Gara do të fillojë në bulevardin "Ilinden"    para shatërvanit në parkun e qytetit, dhe do të vazhdojë  në bulevardin "Ilinden", deri në udhëkryqin  me rrugën "Nikolla Teslla" te "Parqe dhe gjelbërim" dhe prapa. Gjatë garës komunikacioni do të orientohet në rrugë të tjera. Për shkak të kësaj, nga policia e komunikacionit apelojnë deri te drejtuesit e automjetve të kenë durim dhe t'i respektojnë urdhërat e nëpunësve policorë.