Nga e hëna fillon shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni në Ligën e Kombeve
Të hënën, 2 shtator, do të fillojë shitja e biletave...
Të hënën, 2 shtator, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni (10. shtator, 20:45) në arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup në kuadër të ciklit të ri të Ligës së Kombeve.
Çmimi i një biletë për të parë këtë ndeshje është 200, gjegjësisht 400 denarë, ndërkohë 1500 denarë është çmimi për në lozhën VIP në tribunën veriore në arenën kombëtare “Todor Proeski”.
Shitja e biletave për ndeshjen Maqedoni-Armeni do të organizohet vetëm përmes rrjetit të shitjes së MKTickets, edhe atë me prezencë fizike të blerësit.
MAQEDONI – ARMENI (Arena kombëtare “Todor Proeski”, 10 shtator, 20:45h)
Çmimet e biletave:
Tribuna veriore – 400 denarë
Tribuna jugore – 400 denarë
Tribuna perëndimore – 200 denarë
Tribuna lindore – 200 denarë
Biletaria pranë Arenës Kombëtare “Todor Proeski” do të jetë e hapur edhe ditën e ndeshjes, më 10 shtator, nga ora 10:00.
Pikat e shitjes:
Shkup:
- Literatura MK – City Mall
- Literatura MK – East Gate
- Literatura MK – Vero Qendër
- Literatura MK – QT Bunjakovec
- Literatura MK – Rr. Maqedonia
- Jugoton QTQ 1
- JK Travel – QT Biser
- Makpetrol – Коzle
- Makpetrol – Ilindenska
- Makpetrol – Porta Vllae
Кumanovë:
- Tobako Agora
Tetovë:
- Tobako Monako
- Grand Tobako
Gostivar:
- Tobako Vona 5
Ohër:
- ТА Vis Poj