Plotë 9 futbolllistë shqiptarë të ftuar nga Kanatllarovski për ndeshjet e shtatorit kundër Holandës dhe Gjibraltarit

28.08.2024 12:47

Seleksionuesi i përfaqësues U21 të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski...

Seleksionuesi i përfaqësues U21 të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski, ka publikuar listën e lojtarëve të thirrur për ndeshjet eliminatore kundër Holandës (5 shtator) dhe Gjibraltarit (9 shtator) nga cikli kualifikues për Kampionatin Europian 2025.

Në listën e seleksionuesit Kanatllarovski për dy ndeshjet jashtë fushe janë përfshirë 24 lojtarët e mëposhtëm:

PORTIERËT:

Marko Alçevski - Hapoel Jerusalem (Izrael)

Andrej Jovçevski - Pelister

Filip Kupanov - Brera

MBROJTJA:

Stefan Despotovski - Sherif Tiraspol (Moldavi)

Reshat Ramadani - Shkëndija

Imran Fetai - Besa

Andrej Stojçevski - Zhilina (Sllovaki)

Gjorgje Xhekov - Sileks

Eren Alievski - Trelleborg (Suedi)

Anes Meliqi - Shkëndija

MESFUSHA:

Ivan Nikolov - Sonderijske (Danimarkë)

Ardian Çilafi - Sampdoria (Itali)

Hamza Ramani - Shkupi

Besar Guxhufi - Shkupi

Dimitar Todorovski - Brera

Vane Krstevski - Shkëndija

Martin Gjeorgievski - Brera

Behar Feta - Maribor (Slloveni)

Fisnik Isaki - B93 (Danimarkë)

Mihail Talevski - Pelister

Matej Angelov - Cherkasy (Ukrainë)

SULMI:

Mario Ilievski - CSKA 1948 (Bullgari)

Fiton Ademi - Shkëndija

Filip Trpçevski - Hacken (Suedi)

Më 2 shtator është caktuar grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë deri në 21 vjeç.

Në grupin eliminator për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2025, përfaqësuesja jonë e të rinjve ka fituar dy nga gjashtë ndeshjet e deritanishme. Holanda ka një rekord maksimal prej shtatë fitoresh.

Gjibraltari ka fituar ndaj Moldavisë, duke shënuar tre pikët e para në Grupin C.

Renditja Tabelare:

1. Holanda 21 (7)

2. Gjeorgjia 13 (6)

3. Suedia 10 (6)

4. Moldavia 6 (7)

5. Maqedonia 6 (6)

6. Gjibraltar 3 (8)