Përkeqësohet situata me zjarret, 5 zjarre aktive

28.08.2024 12:52

Për shkak të rritjes së temperaturave dhe erërave...

Për shkak të rritjes së temperaturave dhe erërave, përsëri është përkeqësuar situata me zjarret në vend. Brenda 24 orëve të fundit në të gjithë territorin ka pasur gjithsej 37 zjarre aktive. Prej tyre 29 janë shuar tërësisht, 3 mbahen nën kontroll të pjesërishëm dhe 3 të tjera rezultojnë të jenë aktive.

Zjarre aktive janë në komunën e Çashkës, Studeniçanit, Shtipit dhe në Dibër.  Ekipet e përbashkëta me helikopterë dhe aeroplanë po intervenojnë vazhdimisht nga ajri dhe toka për t’i shuar të gjitha këto zjarre.

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov, u bën thirrje qytetarëve për kujdesje dhe përgjegjësi të shtuar  për të mos shkaktuar zjarre.

“Nëse vërejnë sjellje të dyshimta, ju lutemi menjëherë të lajmëroni në 112 ose te ndonjë shok apo i njohur që do t’ia përcjellë informacionin MPB-së.”, thuhet në deklaratën me shkrim të drejtorit të QKM-së, Stojançe Angellov. 

Deri në këto momente ende nuk dihet saktë se sa është dëmi material nga shpërthimi i zjarreve masive të cilët kapluan vendin dy muajt e fundit.

QMK-ja ka filluar të bëjë përllogaritjet, mirëpo shpallja e të dhënave sipas të gjitha gjasave do të bëhet pas përfundimit të gjendjes së krizës, që skadon më 12 shtator.

Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, moti deri fund të javës do të jetë i ndryshueshëm me reshje të herëpashershme të shiut, ndërsa nga java e ardhshme përsëri parashikohen temperatura të larta në vend. (Rexhep Qamili, TVM2)