Ryshfeti për korridorin 8, Mickoski: Publikisht do të luftoj krimin

28.08.2024 14:24

Oferta për ryshfet...

Oferta për ryshfet me qëllim që kryeministri Hristijan Mickoski të firmosë tenderin për korridorin 8 nga nuk është paraqitur në Prokurori. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ka vendosur që publikisht të luftojë krimin dhe korrupsionin, andaj ka ndarë këtë informacion me opinionin.

“Shoh se si qendra individuale të ndikimit janë shqetësuar sepse është një tender i vjetër, një prokurim publik që është drejtuar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së. Kam vendosur të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin, andaj e dhash atë deklaratë dhe ky është një mesazh se koha e kriminelëve në politikë ka përfunduar. Është koha për politikanë të ndershëm që e duan popullin e tyre. Dhe kështu do të vazhdojmë.”, - deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Denoncimi i krimit dhe korrupsionit, Mickoski: Do të hapim linjë telefonike

Mickoski tha se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive, që sipas tij janë të përmasave pandemike.

“Një ekip special në kabinetin tim do të hapë një linjë telefonike dhe do të bisedojë me qytetarët të cilët do të denoncojnë sjelljet devijuese të administratës, politikanëve të nivelit lokal apo shtetëror. Sa të jem unë kryeministër, nuk do të ketë vend për kriminelët në politikë!”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Mickoski, ditë më parë, deklaroi se nëpërmjet kanaleve të posaçme të komunikimit ka pasur tendencë që t’i ofrohet ryshfet për ta firmosur tenderin për seksionin e tretë të hekurudhës, pjesë e korridorit 8, i cili ka skadimin më 17 shtator.

Ai është shprehur i prerë se asnjëherë s’do të mbështesë projektin si të tillë, ndërkohë që pret angazhimin edhe nga pala bullgare të realizojë pjesën në territorin e tyre. (Meral Ismaili, TVM2)