Këshilli i Sigurisë, shqiptarët nuk marrin pjesë

22.04.2015 12:36

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të thirrur mbrëmë nga presidenti, Gjorgje Ivanov, kreu i lartë shtetëror ka diskutuar lidhur me ngjarjet e fundit, sidomos incidentin e djeshëm që ndodhi në karakollin e fshatit Gushincë, në kufirin verior, gjegjësisht pranë brezit kufitar me Kosovën...

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk ishin të pranishëm asnjë nga përfaqësuesit shqiptarë, si ish-deputetja, Flora Kadriu, profesori universitar, Veli Kreci, dhe gjenerali ushtarak, Naser Sejdini, që është edhe zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së.

Sipas komunikatës së presidencës, kreu shtetëror është mbledhur pas incidentin të djeshëm në postën policore kufitare Gushincë, kur një grup i armatosur ndërhyri dhe mori nën kontroll këtë postë kufitare, duke prangosur katër pjesëtarë të policisë që ishin roje kujdestare.

MPB e karakterizoi këtë sulm si sulm terrorist dhe akuzoi se me këtë janë sulmuar dhe rrezikuar institucionet e shtetit.