Maqedoni
Zjarr i madh në afërsi të lagjes “Kisella Vodë”, në shuarjen e zjarrit ndihmuan edhe banorët
28.08.2024 16:16
Një zjarr i madh ka shpërthyer edhe në lagjen e “Kisella Vodës” në afërsi të hekurudhës....

Një zjarr i madh ka shpërthyer edhe në lagjen e “Kisella Vodës” në afërsi të hekurudhës. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në terren me ç’rast është lokalizuar zjarri.
Ndryshe flakët kanë përfshi një hapësirë të madhe. Sipas informacioneve të QKM-së, djegia e barit të thatë u dogj në afërsi të hekurudhës. Brigada për mbrojtje kundër zjarrit sot intervenoi edhe për shkak të djegies së mbeturinave dhe barit të thatë në Rruga e Kaçanikut pranë Vizbegut.
