Botë
Zjarret kaplojnë Ballkanin, Kroacia dhe Serbia luftojnë vatrat aktive
28.08.2024 16:42
Mbi njëqind zjarrfikës dhe disa avionë po luftojnë zjarrin në afërsi të Splitit në Kroaci...

Mbi njëqind zjarrfikës dhe disa avionë po luftojnë zjarrin në afërsi të Splitit në Kroaci, i cili është përhapur në shtëpitë pranë dhe që ka shkaktuar evakuim. Ekuipazhet kroate arritën ta ndalonin përhapjen e zjarrit duke e mbajtur nën kontroll, por sërish frikohen se erërat e forta mund ta rindezin atë.
“Të gjithë janë duke punuar, situata është përmirësuar, por ne ende kemi të bëjmë me një zjarr të madh.”, - u shpreh zjarrfikësi nga Kroacia, Josko Sushiq.
“Ishte mjaft afër nesh. Është në këtë kodër rreth 200 metra larg shtëpisë.”, - tha një banor i Zhërnovnicës.
Edhe Serbia po lufton me zjarre edhe më të mëdha në pyje në juglindje në kufirin me Bullgarinë, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Në Ballkan kaluan javë pa pasur reshje shiu dhe temperaturat gjatë korrikut dhe gushtit ishin jashtëzakonisht të larta.
FLUTURA LATIFI
