Një pjesë e Karposhit, Gazi Babës dhe disa fshatra nesër pa energji elektrike

22.04.2015 12:51

Një pjesë e shfrytëzuesve të energjisë elektrike nga fshati Sopishte, të locuar në rrugët "1", "15", "17" dhe "22", nesër nga ora 8:00 deri në orën 15:00 do të mbesin pa energji elektrike...

Në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 14:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit e rrugës "Stogovo" në komunën e Karposhit, nga ora 8:30 deri në orën 12:00 shfrytëzuesit e fshatit Kadino, nga ora 8:30 deri në orën 14:00 fshati Agino dhe rrugët "Ordan Çoplla" "145" dhe "147" në komunën e Gazi Babës, ndërsa nga ora 9:00 deri në orën 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga "Kopaçka" në komunën e Karposhit.

Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve në rrjetin e distribuimit nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.