Raporti Global për Teknologji, Maqedonia në vendin e 47-të në botë

22.04.2015 14:11

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski, prezantoi progresin e Republikës së Maqedonisë sipas Raportit Global për Teknologji Informatike për vitin 2015...

Ivanovski tha se Maqedonia është ranguar në vendin e 47 në botë në mesin e 143 vendeve të hulumtuara.

"Vendi ynë ka përparuar, gjendet në pozicionin e 10 krahasuar me vitin e kaluar, kur ishim në vendin e 57-të në pozicionin e 20, pozicione të radhitura në vitin 2013, kur ishim në vendin 67. Unë dua të theksoj se Maqedonia është në mesin e top 10 vendet më të përparuara në periudhën nga viti 2012 deri në vitin 2015"- deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanovski.

Krahasuar me vendet e rajonit, vetëm Sllovenia është ranguar më mirë, ajo në hulumtimin e fundit gjendet në vendin e 37, Kroacia në vendin e 54, në vendin e 56 Mali i Zi, Greqia  në vendin e  66, Bullgaria në vendin e 73, Serbia në vendin e 77, ndërsa  Shqipëria  në vendin  e 92. Maqedonia tregon rezultatet më të mira në nënindeksin "Gatishmëri", sipas të cilit është renditur në vendin e 46 dhe ka përparuar për 25 pozicione në krahasim me vitin 2014. (Gyltene Sinani, TVM2)