Botë

Në një xhami të Bregut Perëndimor Izraeli ka vrarë 5 luftëtarë palestinezë

29.08.2024 16:28

Izraeli vazhdon operacionin në Bregun Perëndimor....

Izraeli vazhdon operacionin në Bregun Perëndimor. Pesë persona të tjerë të armatosur u vranë në xhaminë “Tulkarem”, mes tyre edhe lideri lokal i militantëve. OKB-ja ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të operacioneve, ndërsa Tel Aviv pohon të drejtën e tij për t'u mbrojtur kundër terrorit iranian.
 
“Nuk do të rrimë duarkryq dhe të presim shpërthime autobusësh dhe kafenesh në qendrat e qyteteve. Operacionet kanë një qëllim të qartë - parandalimin e terrorit iranian përmes përfaqësuesve të tyre që do të dëmtonin civilët izraelitë.", - deklaroi ambasadori izraelit në OKB, Deni Danon.
 
ShBA-ja i njeh nevojat e sigurisë së Izraelit, por kërkon mbrojtjen e civilëve. Fronti me Hezbollahun është ende i tensionuar.
 
“Ky nuk është fundi i historisë. Fundi do të vijë vetëm kur të rivendosim sigurinë dhe banorët të ndjehen të sigurt në shtëpitë e tyre.”, - theksoi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.
 
Në sulmet në Gazë u godit një automjet humanitar që po lëvizte në një kolonë, akuzuan nga OKB-ja.
 
FITORE DEMOLLI