Nepal, autobusi bie në greminë, 13 viktima

22.04.2015 14:32

Një autobus me pelegrinë indianë ka rënë në një greminë të thellë 200 metra në Nepal, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 38 të tjerëve...

Lajmin e bën të ditur gazeta “My Republica”, sipas të cilës, aksidenti ka ndodhur në distriktin e Dadingut.

Policia ka sqaruar se autobusi ka dalë nga rruga për shkak të një gabimi të shoferit në një kthesë të vështirë. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e zonës.