Stuhia godet Indinë, 33 të vdekur, 100 të lënduar

22.04.2015 14:45

Një stuhi e fuqishme që ka përfshirë shtetin lindor, Bihar, të Indisë, ka lënë të paktën 33 të vdekur dhe ka shkatërruar qindra shtëpi dhe mijëra hektarë më të lashta...

Stuhia goditi shtetin e varfër indian gjatë natës, shkuli lisa me rrënjë, që bllokuan rrugë dhe lanë pa energji elektrike qindra mijëra banorë.

Autoritetet policore të Biharit frikësohen që numri i të vdekurve mund të jetë më i madh, ndërkohë që raportohet se rreth 100 persona janë lënduar. Shtetet lindore të Indisë në këtë kohë viti goditen shpesh nga ciklone të rënda që shkaktojnë vdekje dhe dëme masive të pronave.