Futboll

Bayerni përmbys Porton dhe kualifikohet në gjysmëfinale

22.04.2015 14:47

Bayern Munich ka arritur të përmbys rezultatin kundër Portos dhe të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve...

Bayern Munich e ka turpëruar skuadrën Portugeze Porto, të cilën e ka mposhtur me rezultat të lartë 6:1 në Allianz Arena. Bayerni është hakmarrë për atë humbjen e para një jave me rezultat 3:1, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Ligës së kampionëve me rezultat të përgjithshëm 7:4.
 
Golat e Bayernit në këtë takim u shënuan nga Alcantara (14’), Boateng (21’), Lewandowski (27’ dhe 40’), Muller (36’) dhe Alonso (88’), ndërsa golin e vetëm për Porton e shënoi Martinez (73’).
 
Neymar mposht PSG’në, Barcelona në gjysmëfinale.
 
Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar skuadrën franceze PSG. Sulmuesi brazilian, Neymar ka qenë më meritori për fitoren e Barcelonës kundër PSG’së, pasi ka shënuar të dy golat e këtij takimi.
 
Barcelona pas kësaj fitoreje është kualifikuar me meritë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi e eliminoi PSG’në me rezultat të përgjithshëm 5:1.
 
Neymar të dy golat i shënoi në pjesën e parë në minutat 14’ dhe 34’. Së bashku e Barcelonën në gjysmëfinale është kualifikuar edhe Bayern Munich, që deklasoi Porton 6:1.