22 zjarre në RMV, QMK: Situata në kontroll

30.08.2024 15:22

Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me zjarret...

Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me zjarret. Gjatë ditës së djeshme në hapësirë të hapur ka pasur gjithsej 22 zjarre, nga të cilat një aktiv, një është vënë nën kontroll dhe 20 janë shuar, por gjithsesi gjendja është nën kontroll të autoriteteve, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

“Zjarri aktiv është në komunën e Shtipit mes fshatrave Edeklerc dhe Haxhi-Hamzali, i transferuar në poligonin e ushtrisë Krivollak, ku digjen pyje me kërcell të ulët dhe bar i thatë.”, thonë nga QMK-ja, nga ku shtojnë se zjarri është nën kontroll në komunën e Çashkës, në malin Mukos, në fshatin Stepantsi dhe në vendin e quajtur Kadicë në kufirin ndërmjet komunës së Çashkës dhe komunës së Dollnenit dhe pikës së nxehtë Oreov Dol afër Kadicës, ku po digjet një mal i përzier.

Gjithashtu thuhet se janë shuar gjithsej 20 zjarre.

Përndryshe, MPB-ja njoftoi se dje ka arrestuar një person për të cilin dyshohet se ia ka vënë zjarrin një varri në Gradec të Gostivarit. 

“Më datën 29.08.2024, në ora 14:00, zyrtarë policorë nga SP - Gostivar kanë privuar S.B. (55) nga fshati Gradec i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ka shkaktuar zjarr në varrezat e fshatit Gradec duke djegur bar të thatë.”,- u tha nga MPB-ja, duke bërë të ditur se pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër S.B. do të bëhet një paraqitje e duhur. (Fitore Demolli, TVM2)