Basketboll
Dwight Howard ia solli fitoren e dytë Houstonit, Cavelirs fiton edhe në takimin e dytë
22.04.2015 14:58
Një Dwight Howard i shëndoshë, me plotë kuptimin e fjalës, ia lehtësoi punën e Houstonit, gjithashtu edhe të James Hardenit...
Një pjesë të gjatë të stinorit, kur kishte munguar qendra gjigante, James Hardeni ishte i detyruar ta bartte barrën e skuadrës, pothuajse vetë, por me rikthimin e Howardit dhe me lojërat që po bëjnë, janë bërë njëri ndër kandidatët për titull. Houston Rockets, arriti ta mposht Dallasin edhe në ndeshjen e dytë të Play Offit, me rezultat 111-99, Howardi ishte i pakapshëm me 28 pikë, 12 kërcime e 2 bllokada, derisa partneri i tij James Harden luajti me 24 pikë, 6 asistime e 5 kërcime. Ndeshja e radhës do të luhet me 24 prill.
Cleveland Cavaliers marrin avantazhin 2-0 në Play-Off-in përballë Boston Celtics pasi fituan 99-91 në takimin e dytë, ku duhej një super LeBron James që realizoi 15 nga 30 pikët e tij në total vetëm në periodën e katërt për të udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores me Celtics që mbetën në lojë deri në fund.