Botë
Gazë, u ra dakord për tri pauza të veçanta treditore
30.08.2024 17:26
Ushtria izraelite dhe Hamasi ranë dakord për tri pauza të veçanta treditore në luftimet në pjesë të ndryshme...

Ushtria izraelite dhe Hamasi ranë dakord për tri pauza të veçanta treditore në luftimet në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës për të lejuar rreth 640.000 fëmijë të vaksinohen kundër poliomielitit.
“Më shumë se 88% e territorit të Gazës u urdhërua të evakuohej në një moment të caktuar. Komunitetet jetojnë në pasiguri, duke mos ditur se kur do të vijë urdhri tjetër për t’u larguar sërish.”.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për rajonin e Lindjes së Mesme thotë se vaksinimi duhet të fillojë të dielën dhe pauzat në luftime do të zbatohen sipas zonave.
“E përshëndesim angazhimin për pauza humanitare, për rajone të caktuara dhe suspendimin e urdhrave për evakuim, për zbatimin e fushatës, për vaksinimin kundër paralizës së fëmijëve në dy rrethe, e cila duhet të fillojë nga 1 shtatori në Rripin e Gazës. Kjo marrëveshje është dëshmi për përkushtimin tonë kolektiv që t’i tejkalojmë barrierat dhe ta mbrojmë çdo fëmijë.”.
Ndërkohë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Gallant, bëri thirrje për zgjerimin e luftës në Gazë në frontin verior, për të lejuar kthimin e popullsisë në rajonin kufitar me Libanin, pas evakuimit për shkak të sulmeve të Hezbollahut. Ndërkohë ushtria izraelite thotë se ka vrarë kreun e grupit të armatosur palestinez Hamas në Jenin dhe dy luftëtarë të tjerë.
BELINDA KOKA ADEMI
