Botë
Vazhdojnë sulmet ruso-ukrainase
30.08.2024 17:52
Luftimet në frontin Rusi-Ukrainë po vazhdojnë....

Luftimet në frontin Rusi-Ukrainë po vazhdojnë. Forcat ukrainase thonë se po përparojnë në drejtim të Kurskut, por komandanti i forcave ukrainase, Sirski, tha se në frontin në Pokrovsk, forcat ukrainase duhet të përdorin metoda joortodokse. Forcat ruse sulmuan kryeqytetin ukrainas për herë të tretë në katër ditë. Kievi pretendon se 15 dronë rusë u shkatërruan.
“Është mirë të shihet se Ukraina po përparon në drejtim të Kurskut. Shpresoj se të gjithë e kuptojmë se sa e rëndësishme është që ukrainasve t’u jepet mundësia që të luftojnë me të gjitha sistemet armatuese, municione e raketa, atë që ne ofrojmë.”.
“Ato vende të cilat dërgojnë raketa me rreze dhe armatime të tjera në Ukrainë, do të vendosin secila në anën e saj se si mund të përdoret. Ne nuk jemi në luftë kundër Moskës. Ne e mbështesim Ukrainën, ajo është e sulmuar nga territori rus, ndërsa sipas së drejtës ndërkombëtare, mund të reagoj, duke i sulmuar vendet nga të cilat është e sulmuar.”.
Ndërkohë pas Belgjikës, Holanda gjithashtu lejoi Ukrainën të përdorë avionët F-16 për sulme në territorin e Rusisë.
“Qëndrimi i Suedisë është se vendi ka të drejtë të mbrohet brenda dhe jashtë Ukrainës dhe ne e mbështesim aq sa është e nevojshme.”.
Objektivi i ukrainasve ishte Belgorodi dhe një depo nafte në rajonin e Rostovit.
BELINDA KOKA ADEMI
