Futboll

Champions, Juve e Monaco për tu rikthyer në gjysmëfinale pas 12 viteve

22.04.2015 15:29

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Monacos dhe Juventusit...

Akti i parë përfundoi me rezultat 1:0, por kualifikimi mbetet i hapur.
 
Allegri duhet të bëjë edhe këtë ndeshje pa yllin e tyre, Pogba, por gjithsesi lojtarët që ka në dispozicion ai nuk do të lejojnë të vrehet mungesa e tij.
 
Juventusi përkundër se kishte rezultat të rrezikshëm nga përballja e parë, ka arritur të eliminojë Borussia Dortmundin jostabil këtë stinor, duke e mposhtur bindshëm në nw trasnfertw.
 
Juve¬s i mungon një vend i tillë në Champions që nga vitit i largët 2003 kurë mposhti Real Madrid për të humbur më pas në finalen e Manchester¬it kundër Milan¬it.
 
Në anën tjetër, trajneri Jardim do ti besoj sulmuesit Martial. Monaco befasoi tërë Europën kur eliminoi Arsenalin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.
 
Tash, misioni është më i vështirë, por besim ka, te ekipi nga Principata. Monaco pasi erdhi deri në këtë pikë, një surprizë e Champions League, nuk ka çfarë të humbasë.
 
Francezët do të përpiqen të shfrytëzojnë faktorin fushe për të arritur një përmbysje e cila do ishte më shumë se një mrekulli.
 
Çështja interesnate është se ka mbi një dekadë që këto dy ekipe nuk kanë arritur gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve - dhe këtë njëra duhet ta arrijë kësaj radhe. 
Ndeshjet zhvillohen në ora 20:45, kurse me fituesit e sotëm do të kompletohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste të garës, duke iu bashkëngjitur Barcelonës e Bayernit