Botë

Ushtria Izraelite, ka vrarë dy palestinezë në Bregun Perëndimor

31.08.2024 15:41

Ushtria izraelite njoftoi të shtunën se forcat e saj qëlluan dhe vranë dy persona në Bregun Perëndimor...

Ushtria izraelite tha se dy palestinezë janë vrarë gjatë natës teksa po përgatisnin të kryenin sulme në Bregun e pushtuar Perëndimor.
 
Sipas ushtrisë izraelite, një person u vra pasi u infiltrua në një vendbanim izraelit, ndërkaq një tjetër qëlloi drejt ushtarëve pasi makina e tij shpërtheu.
 
“Terroristët tentuan të kalonin rojet e sigurisë në hyrjen e komunitetit Karmei Tzur dhe u infiltruan në komunitet”, tha ushtria izraelite, duke iu referuar një vendbanimi izraelit.
 
Ushtria tha se ushtarët arritën në vendin e ngjarjes dhe vranë një sulmues i cili hapi zjarr ndaj tyre. Autoritetet thanë se po kërkojnë edhe persona të tjerë. Në një incident tjetër, një makinë u përfshi nga zjarri dhe më pas shpërtheu, tha ushtria.
 
Izraeli tha se forcat e tij “qëlluan dhe eliminuan një terrorist i cili doli nga makina dhe tentoi t’i sulmonte” ushtarët izraelitë.