Marshi i nxënësve, bashkëngjitet edhe Unioni i Studentëve Shqiptarë

22.04.2015 15:33

Unioni i Studentëve Shqiptarë paralajmëron se do t’i bashkëngjitet marshit të shkollave të mesme, që nesër mbahet në Shkup...

Ne si studentë protestuam për depolitizim të arsimit, por tani protestojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme, të cilët së shpejti do të bëhen pjesë e kuadrit akademik. Kërkesa jonë është e përbashkët. Të gjithë ne na nevojitet arsimim cilësor dhe arsimi universitar cilësor fillon që në arsimimin e mesëm cilësor.

“Ne si USSh mbrojmë dhe ngrisim zërin edhe për nxënësit, marshi i tyre është edhe për ngritjen e nivelit arsimor dhe ftojmë studentët në përkrahje dhe përmes ngritjes së zërit besojmë se kualiteti në arsim do të përmirësohet”- deklaroi kryetari i USSh-së, Arben Hajrullahi.

“Reformat pritet të kenë ndonjë inovacion pozitiv në arsim, por reformat e fundit në arsim nuk po arrijnë qëllimin e tyre dhe kjo është një prej arsyeve më të mëdha se pse USSh përkrah marshin e nxënësve të shkollave të mesme”- tha Saranda Arifi nga USSh.

Nxënësit e  shkollave të mesme kërkojnë që kërkesat e tyre të dëgjohen edhe nga MASh-i, ata kërkojnë kthimin e konceptit të vjetër të maturës shtetërore dhe tërheqjen e testimit ekstern. (Flutura Latifi, TVM2)