Maqedoni
Struganët fillojnë përgatitjet për ushqimet e vjeshtës
31.08.2024 16:50
Duke qenë se jemi në prag të muajit shtator...

Duke qenë se jemi në prag të muajit shtator, këtë fundjavë tregu I gjelbërt I Strugës ishte I mbushur. Qytetarët tashmë kanë filluar të bëjnë përgatitjet për ushqimet e vjeshtës.
Megjithatë tregtarët thone se blerjet më të mëdha priten javës qê vjen. Ndërsa qytetarët thonë se çmimet janë shumë të larta, duhet ti reduktojnë blerjet.
“Duke qenë se po vin shtatori, struganët tashmë kanë filluar që të bëjnë blerjet e para për përgatitje të ushqimeve të vjeshtës. Megjithatë tregtarët thonë se këtë javë ende nuk ka blerje të mëdha, për shkak se atëherë vijnë edhe produktet të cilët janë të nevojshme për ushqime tê vjeshtës. Qytetarët të cilët nuk pranuan të flisnin para kamerês sonë, pas kamerês thonë se çmimet janë shumë të larta dhe do duhet të reduktojnë blerjet".
“Mir është pazari shkon. Specat për ajvar ende nuk kan filluar të marrin por besoj që për një javë do marrin. Ikën shumë jasht, 50-60% ka rënë puna. Nisoj jan çmimet”, u shpreh tregtari.
“Po blejnë, filluan, sezona është në prag e shoh blejnë njerzit, ja edhe unë kam sjellë këtu”, theksoi tregtari.
“Dita e pazarit sot është shum dallim me ditën që kaluam, bleva fiq dhe rrush, shumë më lir se sa para një jave dy, tregon vet që kur ikin gurbeçinjt cmimi ndryshon. Ama në përgjithësi cmimet janë shumë të larta, po të shkosh nëpër restorante, shumë është e tepërt. Vaj halli për kët popull, njerzit edhe nuk kan edhe nuk ankohen kjo ështê e keqja”, u shpreh qytetari.
Qytetarët ankohen se çmimet e produkteve ndryshojnë shumë dhe po bëhen të papërballueshme për standartin e jetesës. Ndërsa tregtarët dhe prodhuesit thonë se çmimet ndryshojnë sipas tregut dhe kërkesës.
ILMIJE ZHAKU
