Maqedoni

Transporti publik në Shkup, nga e hëna autobusët privat s'do të qarkullojnë

31.08.2024 17:13

Të hënën, kur edhe fillon viti i ri shkollor, autobusët privatë kanë paralajmëruar...

Të hënën, kur edhe fillon viti i ri shkollor, autobusët privatë kanë paralajmëruar se nuk do të qarkullojnë. Shkak për këtë vendim sipas transportuesve privat ,është borxhi i Qytetit të Shkupit ndaj bartësve si dhe premtimi i paplotësuar për rritjen e tarifës në kilometër.
 
Petrushevski thotë se është paralajmëruar takim me kompetentët gjatë ditës së hënë ,mirpëo nuk do të pranojnë as një marrëveshje pa shlyerjen e borxheve. Nga e hëna në rrugët e kryeqytetit do të ketë më pak se 150 autobusë.
 
“Nga e hëna do të qarkullojë një autobus në secilën linjë ,vetëm një herë në ditë dhe do të kthehen në garazhe.Ne nuk kemi më mjete që të vazhdojmë më tutje sepse borxhi ëstë shumë i madh .Na ishte premtuar se për kilometër çmimi do të rritet gradualisht, por, nga kjo nuk ka agjë.Marrëveshja jonë është shumë e lehtë ,duhet të paguhet borxhi pastaj mund të ketë marrëveshje .Nëse borxhi nuk paguhet nuk ka as një llojë marrëveshje”, u shpreh transportuesi privat Oliver Petrushevski.
 
Pas kaosit të shkaktuar në Këshillin Komunal të qytetit të Shkupit dhe mos votimit të vendimit për blerjen e autobusëve të ri,Kryetarja  Qytetit të Shkupit Danella Arsovska i dërgoi një letër të hapur Kryeministrit Hristijan Mickoski, duke i kërkuar që të gjejë një zgjidhje për transportin publik.
 
"Unë ju lus si kryetar i Qeverisë, nëse nuk mund t'i bindni këshilltarët në qytetin e Shkupit që të votojnë për blerjen e autobusëve të rinj, ta bëni vetë. Merrni autobusë për në kryeqytet. Nëse Qeveria nuk ka mjete për këtë qëllim, ne jemi të gatshëm me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit që mjetet e nevojshme t'i transferojmë në llogari të veçantë, kurse ju ta kryeni blerjen." ka shkruar Arsovska.
 
Ajo njëherit ka theksuar që keqkuptimet personale të mos jenë shkak për bllokimin e kryeqytetit dhe në dëm të qytetarëve të qytetit të Shkupit.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI