Maqedoni
Reformat në gjyqësor, Kostadinovski: Përgjegjësia të jetë individuale
31.08.2024 17:36
Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve si përgjegjësi kolektive...

Shpërbërja e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve si përgjegjësi kolektive, mund të na fusë në një labirint nga i cili nuk do të mund të dalim për një kohë të gjatë vlerëson Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski në një intervistë për MIA –n.
Sipas tij, është më mirë të kemi përgjegjësi individuale,ndërsa ekzistojnë mekanizma kushtetues dhe ligjorë për përballimin e situatës së keqe në gjyqësor dhe në çdo fushë tjetër.
“Gjithmonë pa përjashtim përgjegjësia individuale nëse konstatohet, mbi çfarëdo baze, korrupsion, ndikim, shpërdorim detyre dhe autoriteti, shkelje të ligjeve etj., brenda çdo organi. Jam i bindur se kjo mënyrë do të ketë një efekt më të mirë për të rritur parimet e përgjegjësisë në përgjithësi dhe do të ndikojë pozitivisht në besimin dhe sundimin e ligjit sesa pëgjegjësia kolektive, e cila si precedent i keq mund të na fusë në një labirint nga i cili nuk do të mund të dalim për një kohë të gjatë”, u shpreh Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski.
Ai thotë gjithashtu se nuk do të donte të vinte në një situatë që propozuesi i reformave të mbështetet nga qytetarët dhe Gjykata Kushtetuese të perceptohet si frenuese nëse konstaton se reformat mundshme janë problem kushtetues.
Propozimet e qeverisë së re të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e që kanë të bëjn me shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë u kritikuan edhe nga bashkësia ndërkombëtare.Megjithatë edhe përkundër kritikave, Qeveria thotë se nuk heq dorë nga kjo ide.
Njëherit ,para gjykatësve kushtetues së shpejti janë edhe nismat për kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe për balancuesin për të cilat kanë reaguar Vlen dhe Fronti Evropian.
Sipas VLEN, nisma që vjen nga E Majta duhet të refuzohet ndërsa sipas Frontit Evropian, shkelje e mekanizmave dhe të drejtave që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, nuk është gjë tjetër veçse kthim para Marrëveshjes së Ohrit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
