Maqedoni

Ushqimi jo i sigurt: AUV gjobit market, mishtore dhe një restoran

31.08.2024 18:00

Një mishtore dhe një supermarket i njohur në Shkup si dhe një restoran në Manastir...

Një mishtore dhe një supermarket i njohur në Shkup si dhe një restoran në Manastir janë gjobitur për shitjen e ushqimeve të pasigurta, gjegjësisht mos kryerjen e analizave laboratorike, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Supermarketi dhe mishtorja në fjalë për punën e parregullt ka kaluar vetëm me dënim me gjobë.
 
“Një supermarket i njohur në Shkup është dënuar me 1000 euro për personin juridk dhe 400 euro në vlerë denarësh për personin përgjegjës për shitjen e ushqimeve të pasigurta, ushqime pa dhe me deklarime të palexueshme, moskryerje të testeve të detyrueshme laboratorike. I njëjti operator është dënuar me dënim shtesë prej 1000 euro për personin juridik dhe 400 euro për personin përgjegjës, për shkak se ka shitur  dhe prodhuar materiale që vijnë në kontakt me ushqimin, pa marrë miratimin nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
 
Për mishtoren në Shkup, ndaj personit juridik është shqiptuar gjobë prej 600 euro  dhe 300 euro për  personin përgjegjës. Në vendngjarje, agjencia me konstatim se ka gjetur mish me deklarime të palexueshme dhe se  nuk janë kryer analiza të detyrueshme.
 
Inspektorët e Agjencisë për Ushqim dhe  Veterinari, gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm në objektet tregtare dhe hotelierike në Shkup dhe Manastir kanë konfiskuar dhe asgjësuar edhe 40 kilogramë ushqim dhe kanë shqiptuar gjoba përkatëse ndaj kompanive dhe menaxherëve të tyre.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU