Maqedoni

LSDM: Ftojmë arsimtarët në tubim para MASH-it

31.08.2024 18:23

Kërkesa për rritjen e pagave për mësimdhënisit sërisht ka përplasur LSDM-në...

Kërkesa për rritjen e pagave për mësimdhënisit sërisht ka përplasur LSDM-në dhe partinë në pushtet VMRO-DPMNE.Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollorë,LSDM përmes Komisionit për Arsim organizon tubim të arsimtarëve dhe punëtorëve arsimorë para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në Shkup me slloganin “Nuk keni justifikime, rrisni pagat".
 
Nga kjo parti thonë se do të kërkojnë rritje të pagave në arsim për 12% dhe plotësimin e kërkesave të mësimdhënësve. Akuzojnë se para fillimit të vitit shkollor është e qartë se Mickoski dhe Janevska nuk kanë një koncept apo plan të qartë për zhvillimin dhe përmirësimin e arsimit ndërsa e shkelën premtimin për rritjen e pagave të mësuesve .
 
“Është një tubim ku do të shprehet revolta ndaj politikave të gabuara në arsim nga qeveria e DPMNE-së dhe Vesna Janevska.Ftojmë të gjithë punonjësit e arsimit, pavarësisht bindjeve të tyre politike, të bashkohen me ne. Të shprehim së bashku pakënaqësinë tonë dhe të ngrisim zërin, të bëjmë presion ndaj qeverisë për të ndryshuar politikat e gabuara.Së bashku, duhet t'i kthejmë mësuesit dinjitetin dhe respektin”, u shpreh Daniella Nikollovska nga LSDM.
 
VMRO-DPMNE: LSDM po keqpërdorë arsimtarët
 
Nga VMRO-DPMNE theksojnë se LSDM që ishte në pushtet për 7 vite e keqpërdori pozitën dhe nuk ka kredibilitet të flasë për asgjë pasi që nuk kanë paraparë mjete buxhetore për këtë qëllim për vitin 2024.
 
“Kazanxhiska me vetëdije e shtyu dikë në tokë ,ndwrsa tani ia shtrinë dorën të ngrihet duke iu prezantuar si mbrojtëse.LSD dhe BDI bëjnë keqpërdorim brutal të mësimdhënësve duke organizuar protest partiake me çka dëshmojnë se kush qëndron pas Sindikatës së supozuar... Arsimtarët asnëherë nuk kanë qenë prioriitet I LSD-së ,VMRO-DPMNE ka qasje të tjetër dhe do ta kthejë dinjitetin e arsmitarëve”, thekso Sergej Popov nga VMRO-DPMNE.
 
Ndryshe,ministrja e Arsimit dhe shkencës,Vesna Janevska ka deklaruar se rritje të pagave për mësimdhënësit për këtë vit nuk janë paraparë ,por që këto do ta realizojnë më tutje gjatë mandatit.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI