Maqedoni
Lefkov, zbardh skandalet e ish ministres së kulturës
31.08.2024 18:46
Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov ka vazhduar zbardhjen...

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mile Lefkov ka vazhduar zbardhjen e siç thekson skandaleve të ish ministres së Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska. Sipas Lefkov, ish ministrja ka shpenzuar pa mëshirshëm paratë e të buxhetit, madje duke paguar me kartelë zyrtare karta avioni për në Dubai në vlerë prej 3 mijë euro.
“Dëshirën e Antoanestës për të shëtitur shteti e ka paguar madje edhe kur ajo nuk ka udhëtuar. Më 05.02.2022 Antoaneta me kartelën e saj zyrtare, me paratë e popullit blen 3 karta avioni për në Dubai në vlerë prej 173 499 denarë. Kur është dashur të niset në rrugë, ajo nuk ka shkuar. Deri në moment të fundit nuk i ka kthyer kartat dhe paratë kanë humbur. Më pas faturat e tilla i ka dërguar në Ministrinë e Kulturës me qëllim që ta arsyetojë shpenzimin si harxhime rruge”, u shpreh Mile Lefkov nga VMRO – DPMNE.
