Maqedoni

LSDM me disa mësimdhënës kërkojnë rritje pagash

01.09.2024 15:58

Më 2 shtator fillon vitit ri shkollor ndërkaq politika opozitare maqedonase me mbështetje...

Më 2 shtator fillon vitit ri shkollor ndërkaq politika opozitare maqedonase me mbështetje për kërkesën e nëpunësve të arsimit për paga më të mëdhaja, të cilët u mblodhën para ministrisë nëkmomentin kur ministrja e arsimit po bate pres konferencë për fillimin e vitit shkollor. 
 
Sipas LSDM-së mësuesit dhe arsimtarët janë pjesa e rëndësishme e një arsimi cilësor dhe se kërkesa e tyre duhet respektuar.
 
“Nëse në vititn 2016 paga bazë e mësuesit ishte 21 mijë e 100 denarë n vititn 2023 paga e arsimtarit ishte 33 mijë 640 denarë”, u shpreh mësuesi.
 
“Qëndrimet se nuk ka para në buxhet, nuk janë të vërteta. Ne në vazhdimësi kemi gjetur para vitet e kaluara për të rritur pagat. Vlerësoj se është vetëm fjalë, dhe, vlerësoj se deklaratat edhe të kryeminsitrit edhe minstres së arsimit, ministrave të tjera janë në drejtim të asaj për të qenë mjeshtër të iluzionit në shtet”, theksoi kryetari i LSDM-së,  Venko Filipçe.
 
Janevska: Nuk ka buxhet, vazhdojmë përpjekjet
 
Minstrja e arsimit edhe njëherë arsyetohet se fakti i mosrritjes së pagave buron nga buxheti i zbrazët që e gjeti pushteti aktual. Siguron se do të vazhdojë angazhimin për avancimin e pagave për mësimdhënësi ndërkaq fton opozitën që të mos manipulojë me nëpunësit arsimor.
 
“Në mometin e parë kur shteti do të mund ta mbajë barrën e rritjes së pagave, jo vetëm të mësimdhënësve por edhe  të të  tjerëve, atëherëedhe ne do ta bëjmë. Unë vij nga sfera e arsimit. A mundet dikush ta mendojë se unë nuk do të luftojë për arsimtarët?!” u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
 
Nedellkov: Presim ofertë kah mesi i shtatorit
 
Sindikata  për Asim dhe Shkencë është distancuar nga protestat.I japin hapësirë dikasterit udhëheqës të arsimit që të japin propozim. I pari i sindikatës Nedellkov thotë se deri më tani nuk kanë marrë përgjigje, përveç arsyetimit se nuk ka mjete në buxhet.  Presin ofertë kah mesi i muajit shtator, duke siguruar se do të jenë konstruktiv në bisedime.
 
“Nuk e di deri ku do të shkonin kur nga ana tjetër nuk kemi ofertë, ndonjë alternativë, deri ku ne mundemi të lëshojmë dhe të themi “Po””, theksoi kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
 
Ndërkohë, të hënën Sindikati i Pavarur për Arsim ka paralajmëruar protestë në Manastir, me kërkesë për respektimin e marrëveshjes kolektive.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU