Maqedoni
Fillimi i vitit të ri shkollor, Janevska: Tekstet shkollore janë të shpërndara
01.09.2024 16:21
Viti shkollor do të fillojë me tekste shkollore pothuajse në të gjitha lëndët...

Viti shkollor do të fillojë me tekste shkollore pothuajse në të gjitha lëndët dhe ato tashmë janë dorëzuar në të gjitha shkollat njofton ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.Për nxënësit e klasës së shtatë që këtë vit do të mësojnë nga programi i vjetër Janevska me dokumente në duar, ajo e drejtoi fain tek qeverisja e kaluar.Akuzoi se Qeveria e kaluar nuk e ka bërë atë që e kërkon ligji për shkak të paaftësisë.
“Publiku u manipulua. Pretendohej se janë miratuar dhe shtypur tekstet e klasës së shtatë, e vërteta është se nga këto tekste për klasën e shtatë janë miratuar vetëm 2 tekste, shqip dhe turqisht, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka filluar as procedura dhe ndërsa të tjerat nuk kanë përfunduar”, u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Ajo thekson se vetëm arsimit fillor do t'i mungojnë tekstet e gjuhëve të huaja nga klasa e parë deri në klasën e 9-të për shkak të, siç tha ajo, anulimit të furnizimit publik nga udhëheqja e mëparshme për të cilën është në vazhdim faza e ankimimit.
Mësimi me një turn do të zhvillohet në 140 shkolla në vend, por numri mund të rritet në varësi të asaj që tregojnë analizat e Ministrisë së Arsimit.Në shkolla të caktuara për shkak të mos përfundimit në kohë të rikonstruimit apo furnizimit të paisjeve shkollore,mësimi do të zhvillohet edhe online.
Risi për këtë vit është se nuk do të ketë pushim pranveror . Viti i ri shkollor fillon me 245 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, 17 mijë më pak në krahasim me 7 vitet e fundit.
FLORIJE BELULI KAMBERI
