Maqedoni

Kolonia artistike “Radika” Dibra 2024, u pikturuan pejsazhe e portrete të ndryshme

01.09.2024 18:39

Me ekspoziten e pikturave perfundoi kolonia artistike “Radika” Dibra 2024...

Me ekspoziten e pikturave  perfundoi kolonia artistike “Radika” Dibra 2024, ku për katër ditë me radhë piktorë nga Shqipëria e Dibra ku kryesisht ishin studentë që bashkarisht pikturuan në tablotë e tyre pejsazhe e portrete të ndryshme.
 
Gjatë hapjes së Kolonisë  artistike kryetari i komunës së Dibrës Hekuran Duka tha se kjo koloni hap shtigje të reja të njohjes në mes vedi të piktorëve por edhe njohjes se mënyrave të ndrushme të  punimeve artistike.
 
Në fund  nga Kryetari i shoqatës  “Kult” Arben Jajaga pjesmarësve u ndau edhe nga një mirënjohje.
 
ATLI DEMA