Futboll
Sonte kompletohen gjysmefinalistet e Championsit
22.04.2015 15:47
Sot ne mbrëmje luhen dy ndeshjet e tjera te kthimit çerekfinale te Champions League qe do të plotësojnë edhe kuadrin skuadrave gjysmëfinaliste të këtij kompeticioni...

Natyrisht për nga rivaliteti dhe cilësia e skuadrave, vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar në “Santiago Bernabeu” në derbin e Madridit, Real vs Atletico ndeshja e parë e së cilës përfundoi 0 me 0.
Dy ekipet finalist të sezonit të kaluar janë përballuar plot 7 herë në këtë sezon nga gushti I vitit të kaluar e deri më tani. Atletiko e Diego Simeones ka fituar 4 takime nga të cilat 2 në La Liga dhe ka barazuar 3.
Shifrat tregojnë se Reali i Ancelotit ka vërtet problem ne përballjen me këtë kundërshtar.
Për më tepër që trajneri Italian do të duhet t’i bëjë llogarite edhe me mungesat e Bejl, Benzema, Marcelo dhe Modric në takimin e sotëm.
Ndërsa Los Kolconeros kanë si mungese të vetme Mario Suarez. Anceloti tha se skuadra e tij është e përgatitur edhe për 11-metershat ndërsa Simeone pohoi se shanset janë 50 me 50.
Me shumë rëndësi edhe takimi në principate mes Monakos dhe Juventus me bardhezinjte që duhet të mbrojnë fitoren në takimin e parë 1 me 0 ne Torino.
Bardhezinjte nuk shkojnë në gjysmëfinalen e Champions që nga 2003 e po përpiqen që të ringrejne lart edhe flamurin e skuadrave italiane ne Europe.
Alegri do të luajë me modelin 3 -5-2 ne Francë me Vidal te rikuperuar, por me mungesën e madhe Pogba ndërsa Monaco kërkon të jetë surpriza e madhe e këtij edicioni duke shfrytëzuar faktorin fushe. Sulmuesi veteran Berbatobv mund ta nisë ndeshjen nga stoli.
